10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ç’mendon serbi i thjeshtë ndaj Rusisë?

Më të lexuarat

Anketa që nxjerr në pah mendësinë e aleatit të Kremlinit në Ballkan

Nëse nesër do të mbahej referendumi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, 51 për qind e qytetarëve serbë do të votonin kundër, tregojnë rezultatet e Demostat.

Opinioni publik serb dominohet nga opinioni se Rusia është partneri më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Serbisë dhe 80 për qind e qytetarëve nuk pajtohen me mendimin se ndaj saj duhet të vendosen sanksione, sipas sondazhit të fundit të Demostat.

56 për qind e të anketuarve mendojnë se Serbia nuk duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian, ndërsa 33 për qind mendojnë se duhet, tha kreu i ekipit hulumtues Demostat, sociologu Sreçko Mihailoviç, duke prezantuar rezultatet e hulumtimit në një konferencë në Beograd.

Një nga pyetjet në hulumtim ishte se çfarë duhet të bëjë qeveria në mënyrë që Serbia të përparojë – të pranojë ose të refuzojë anëtarësimin në BE.

Mihailoviç thekson se 30 për qind e të anketuarve mendojnë se duhet të pranojnë, dhe 43 për qind se duhet të refuzojnë anëtarësimin në BE, ndërsa 25 për qind e të anketuarve kanë thënë “diçka në mes”.

“Të anketuarve qëllimisht iu ofrua përgjigjja “diçka në mes”, sepse pasqyra e disponimit publik të qytetarëve ishte e tillë që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve në fakt janë të pavendosur ose nuk kanë asnjë mendim për këtë”, tha Mihailoviç.

Ai tha se hulumtimi ka treguar gjithashtu se nëse nesër do të mbahej referendum, 51 për qind e qytetarëve do të votonin kundër, ndërsa 34 për qind për anëtarësim në BE.

Sondazhi tregoi se 81 për qind e të anketuarve pajtohen me mendimin se Serbia duhet të ruajë neutralitetin e saj me çdo kusht. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit