7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

City shkarkon Mancinin

Më të lexuarat

Manchester City e ka shkarkuar nga puna menaxherin e deritanishëm, Roberto Mancini.
Pronarët e kampionit të Anglisë nga viti i kaluar nuk mund ta toleronin një sezon zhgënjyes, pas gjithë atyre investimeve që kanë bërë në skuadër.

“Me keqardhje, Manchester City njofton se ka liruar nga detyra e menaxherit Roberto Mancinin”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga City, ku sqarohet se vendimi është marrë nga pronari, kryetari dhe bordi, pasi që strategu italian nuk i ka përmbushur objektivat e klubit.

Ish-trajneri i Interit filloi punën në Etihad Stadium në vitin 2009 dhe me Cityn ka arritur ta fitojë një herë Kupën FA (2010/2011), Ligën Premier (2011/2012) dhe FA Community Shield (2012).

Trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini, pritet të angazhohet në vendin e lënë bosh nga 48-vjeçari.

Nga ana tjetër, klubi i pasur Monaco ka shprehur interesim për ta angazhuar Roberto Mancinin.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit