12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Cili është shkaku kryesor i palumturisë së njeriut?!

Më të lexuarat

Largimi nga Zoti i Madhërishëm

A ndihesh i mërzitur?
A ndihesh i lodhur?
A ndihesh i hidhëruar?
A ndjen ngushtim në gjoks?
A ndihesh në depresion?

Nëse kjo është ajo që ti ndjen këto momente, dije se ke mangësi në kryerjen e të drejtave të Zotit nga ana jote. Fillo t’i rishikosh llogaritë e tua me Zotin! Përpiqu t’i ndreqësh mangësitë në marrëdhënien tënde me Krijuesin, e gjithashtu edhe për sa i përket anës së marrëdhënieve të tua me njerëzit!

Të këshilloj të falesh, në pjesën e tretë të fundit të natës, ku t’i lutesh Zotit me zemër të sinqertë, plot pendesë, për çfarë ka kaluar… për të drejtat e Zotit që ti i ke shkelur!

Kërkoji vetë llogari vetes tënde, përpara se të vijnë të tjerë të të kërkojnë llogari për punët e tua! Shpejto të pendohesh tek Zoti, përpara se të të mbërrijë shpirti në fyt që të dalë, sepse të qenët larg të Madhërishmit, të jep një ndjesi të i pasigurisë, të parehatisë dhe të vrasjes së ndërgjegjes, gjë e cila çon në mjerim dhe palumturi.

/Dr. Ibrahim el Fekij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit