20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Cila është “aleanca e fuqive autoritare” sipas Stoltenberg?

Më të lexuarat

Mesazh Ukrainës edhe për kompromis me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “aleanca e fuqive autoritare”, e cila, sipas tij, përfshin Rusinë, Iranin, Kinën dhe Korenë e Veriut, po bashkëpunon gjithnjë e më ngushtë kundër demokracive perëndimore.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi i “aleancës” po koordinohet gjithnjë e më shumë, duke përmendur si shembull faktin se Rusia i dha teknologji Iranit dhe Koresë së Veriut në këmbim të municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

“Kina mbështet ekonominë e luftës së Rusisë, duke furnizuar pjesët kryesore të nevojshme për industrinë e mbrojtjes, ndërsa Moska, nga ana tjetër, i hipotekon të ardhmen e saj Pekinit”, tha Stoltenberg në një intervistë për BBC.

Ai shtoi se NATO duhet të punojë gjithnjë e më shumë me vendet partnere, si Japonia dhe Koreja e Jugut, në mënyrë që të kundërshtojë “aleancën e fuqive autoritare”.

Mbështetje afatgjatë për Ukrainën

Duke folur për situatën e luftës në Ukrainë, ai shprehu shpresën se anëtarët e NATO-s do të bien dakord për një marrëveshje afatgjatë për financimin e Ukrainës deri në korrik, duke shtuar se mbështetja afatgjatë është jetike.

“Edhe nëse besojmë dhe shpresojmë se lufta do të përfundojë në të ardhmen e afërt, ne duhet të mbështesim Ukrainën për shumë vite, të ndërtojmë mbrojtjen e saj për të penguar agresionin e ardhshëm”, tha Stoltenberg.

Ai sugjeroi gjithashtu se edhe Kievit do t’i duhej të bënte disa lëshime.

“Në fund të ditës, Ukraina duhet të jetë ajo që do të vendosë se çfarë lloj kompromisesh është e gatshme të bëjë, ne duhet t’i mundësojmë që të jenë në një pozicion për të arritur një rezultat të pranueshëm në tryezën e bisedimeve,” tha njeriu i parë i NATO-s. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit