Çfarë mbjell, atë do të korrësh

Më të lexuarat

Nëse nuk përpiqesh ta ndryshosh dhe përmirësosh sjelljen tënde, do të detyrohesh të kënaqesh me të njëjtat rezultate!


Veprime që na ndihmojnë të fitojmë kënaqësinë e All-llahut:

  • Fillo ditën me namazin e sabahut, sa herë që të jetë e mundur, edhe në xhemat.

  • Mëso dhe lexo çdo ditë Kur’anin e Madhëruar me kuptim dhe përkushtim.

  • Nëse dikush të ofendon ose thotë diçka të pakëndshme, mos i përgjigj; lutju All-llahut që ta falë atë.

  • Kur të të kaplojë hidhërimi, ndrysho pozicion – ulu ose shtrihu. Lutju Allahut, xhele shanuhu, për mbrojtje nga shejtani dhe përqendrohu tek gjërat pozitive dhe të dobishme.

  • Kur je i gëzuar, ndaj gëzimin me shokët; kur ata janë në dhembje ose dëshpërim, ngushëlloji.

  • Çdo vështirësi apo fatkeqësi e kuptoje si sprovë që forcon durimin dhe përvojën tënde.

  • Duaje ata që dashurinë ndaj Allahut e shfaqin sinqerisht dhe pa hezitim.

  • Bisedo vetëm kur tema është e dobishme për ty dhe të tjerët; në të kundërt, më mirë hesht.

  • Në takime, buzëqesh, falua dhe mos bëj hakmarrje.

  • Kujdesu për kohën e lirë, shetitjet, lojërat dhe kënaqësitë me familjen dhe shokët, por mos harro asnjëherë kujtimin e All-llahut.

  • Ji i dëgjueshëm dhe i respektueshëm ndaj prindërve, përqafoji, puthu dorën dhe gëzoji me dhurata.

  • Kur të kritikojnë për sjellje, verifiko nëse ato janë të kënaqshme për All-llahun. Nëse po, injoro kritikat dhe mbaje mend se Pejgamberi alejhis-selam dhe sahabet duruan për qëllime më të larta.

  • Mos e lejo që fama të të ngrejë në kokë; ajo është kalimtare dhe shpesh sjell më shumë dëm sesa dobi.

  • Mos e shiko askënd me përbuzje apo kryelartësi, sepse Allahu mund ta vlerësojë ndryshe.

  • Vendos All-llahun gjithnjë në vend të parë në jetën tënde dhe harmonizo të gjitha gjërat e tjera me këtë prioritet.


Përgatiti: Nadira Agiq
Përktheu: Ebu Jasin
 Albislam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit