9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Çfarë mbeti pa u zbuluar nga trupi (turpi) i juaj?!

Më të lexuarat

Çfarë mbeti pa u zbuluar nga trupi (turpi) i juaj?!
Njeriu dallon nga gjallesat tjera për shkak vlerave morale dhe etikës njerëzore!
Sezona e verës tek ne, përveç temperaturave të larta shënon edhe rënie të theksuar të nivelit të turpit, sidomos tek gjinia femrore, sidomos në aspektin e veshjes.
Atë që e kishte përmendur, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahu qofshin mbi të, para 14 shekujve, po e shohim qartas në kohën tonë! Ai ka thënë se një kategori e njerëzve nuk do të hyjnë në xhenet dhe nuk i kishte parë aty. Arsyeja ishte shkak veshjes së tyre, sepse ato veshen me rroba të cilat nuk janë veshje në asnjë kuptim të fjalës, as nuk mbulojnë trupin, as nuk mbrojnë nga të ftohti apo nxehti, as nuk paraqesin ndonjë vlerë morale, as nuk sjellin ndonjë dobi reale! Pra, veshja e tyre thjeshtë është zhveshje!
Më e keqja është kur kjo formë e (zh)veshjes i pëlqen shumicës, bëhet normale dhe nuk e kundërshton rrallëkush!
Një veshje e tillë e femrave, grave, motrave, vajzave muslimane, nuk përkon aspak me parimet e fesë së tyre, madje denohet ashpër nga Zoti!
Një veshje e tillë paraqet denigrim moral, humbje të vlerës dhe bukurisë së femrës, arsye për ngacmim dhe akuzim, guxim djallëzor, krenari boshe, modë e kohës së lashtë, kur njerëzit ishin si të egër!
Një veshje e tillë nuk pranohet qoftë edhe vetëm para familjes së ngushtë, nuk lejohet as për vajzat e vogla, nuk lejohet as gjumi të bëhet me to, nga rreziku i sulmit të shejtanëve dhe exhinëve.
Minimumi që kërkohet prej neve është të ulim shikimet tona, të kuptojmë që nuk kemi asnjë dobi nga ato shikime, përkundrazi vetëm dëme, të këshillojmë, të flasim, të tregojmë në mënyrën më të mirë se kjo nuk përshtatet me Islamin.
Allahun e lusim për falje dhe përmirësim të gjendjes!

Hoxhë Fazli Bunjaku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit