14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Çfare duhet te beje femra muslimane ne xhami kur i leviz apo i qan femija ne kohen e xhumase?

Më të lexuarat

Çfare duhet te beje femra muslimane ne xhami kur i leviz apo i qan femija ne kohen e xhumase?

Bismilal-lah, elhamdulilah uesselatu uesselamu ala resulilah.

Pyetje: Kur një femër është me fëmijë të vogël dhe do të falë namazin e xhumasë,mirëpo fëmija fillon të qajë dhe e pengon. A mund të mos e falë për momentin namazin?

Përgjigje: Së pari duhet të dimë se femra nuk e ka detyrë namazin e xhumasë. Në hadithin e Tarik ibn Shihabit të Suneni i Ebu Davudit (1067) Profeti (alejhissalatu uesselam) përjashton nga detyrimi i namazit të xhumasë femrën, skllavin, fëmijën dhe të sëmurin. Andaj dhe dijetarët islamë kanë rënë në ixhma (unanimitet të plotë) se femra nuk e ka detyrë (vaxhib) namazin e xhumasë, por ka detyrë të falë namazin e drekës si çdo ditë. Gjithashtu dijetarët kanë rënë në ixhma se nëse femra prezenton në xhami dhe fal namazin e xhumasë lirohet nga detyrimi i faljes së drekës. Kështu që në rastin kur pengohet nga dicka dhe nuk e fal dot xhumanë edhe pse ndodhet në xhami ajo mund të falë lirisht namazin e drekës në xhami ose në shtëpi vetë.
Mirëpo në të njëjtën kohë këshillojmë që fëmijët e vegjël të cilët lëvizin, bëjnë zhurmë ose qajnë të mos merren në xhami për namazin e xhumasë që të mos bëhen pengesë për dëgjimin e hytbes dhe faljen e namazit. Ose të edukohen mirë që të kuptojnë shenjtërinë e xhamisë dhe të falen dhe ata si të rriturit duke treguar respekt dhe përkushtim për xhaminë, hytben dhe namazin njëkohësisht.
Komisioni i Pyetjeve & Përgjigjeve pranë LHSh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit