10.5 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Çetnikët në Krime: Jemi këtu për të bartur përvojën tonë nga Kosova! (Video)

Më të lexuarat

Gazetari i Vice News, Simon Ostrovsky, ka intervistuar grupin e serbëve që kanë luftuar në Kosovë e që veten e quajnë pjesëtarë të Lëvizjes Çetnike.
“Serbët dhe rusët janë ndihmuar gjithmonë gjatë shekujve. Rusët kanë ardhur gjithmonë si vullnetarë në luftërat serbe, atëherë kur ne e kishim vështirë… Kështu, ne tani vijmë për t’i ndihmuar ata”, thotë Bratislav Zivkovic nga Krusheci.

Një nga detyrat e tyre ishte që gjatë natës të rrinë në kufi dhe të kontrollojnë makinat dhe udhëtarët që kalojnë, transmeton Telegrafi.

Një tjetër çetnik thotë se nuk është ekstremist! Sipas tij, ata nuk po bëjnë asgjë të keqe dhe se do të rrinë deri në mbajtjen e referendumit.

“Do t’i ndihmojmë me përvojën që kemi arritur me barrikadat në Kosovë”, thotë ai.

Gjatë bisedimeve me vullnetarët serbë, gazetari mëson se në një bazë ushtarake të Ukrainës ka ndodhur një sulm dhe se gazetarët janë rrahur nga rusët dhe kozakët.

Raportin e plotë shikojeni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/pFlLN9E2kcY” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit