11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Cërrik, bashkohen besimtarët, Bajrami falet në stadium

Më të lexuarat

Ndasitë mes besimtarëve myslimanë të qytetit të Cërrikut duket se kanë marrë fund.
Besimtarët e të dy xhamive të qytetit, kanë kryer bashkarish ritualin e faljes së Bajramit.

E veçanta e këtij manifestimi të përbashkët është se, për herë të parë në Cërrik Fitër Bajrami falet në një ambient publik. Besimtarët e xhamisë “Ruhejman ue Salim” e ndërtuar ne vitet ’97 dhe xhamisë së re, e ndërtuar vetëm tri vite më parë, kanë vendosur të unifikojnë ritualin e tyre, duke zgjedhur të falen në mjediset e stadiumit “Nexhip Trungu”.

Cërriku është përmendur shpesh si qytet i prekur nga radikalizmi apo ekstremizmi i dhunshëm, por në fakt ky etiketim i ka indinjuar jo pak herë besimtarët. Janë zhvilluar madje edhe konferenca për trajtimin e këtij problemi, ku roli i komuniteteve fetare, pushtetit lokal dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë, ka qenë mjaft i vyer në zbutjen e fenomenit. Falja e sotme e unifikuar e Bajramit është një tregues i qartë se në Cërrik mesazhet e bashkëjetesës, harmonisë dhe solidaritetit janë tashmë më se evidente.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit