20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Çavuşoğlu dhe Bushati takohen në SHBA, në fokus marrëdhëniet dypalëshe

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, vazhdon takimet bilaterale në kuadër të vizitës në SHBA, për sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë gjatë qëndrimit në New York, takime bilaterale me homologë të vendeve të ndryshme po realizon edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, mes tyre edhe me homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Në një njoftim nga MEPJ e Shqipërisë thuhet se ministri Bushati është takuar me ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe politike, ekonomike dhe tregtare.

Gjithashtu theksohet se në takimin Çavuşoğlu-Bushati, është diskutuar edhe për mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministri Bushati u takua gjithashtu me homologen nga Ruanda, Luise Mushikiwabo, ministrin e Jashtëm të Shtetit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, ministrin e Jashtëm të Gambias, Mamadou Tangara, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Moldavisë, Tudor Ulianovschi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit