20.5 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Çavushoglu: Pse ca vende të NATO-s duan luftë në Ukrainë

Më të lexuarat

Deklarimi i fortë i kryediplomatit turk

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavushoglu ka akuzuar disa vende të NATO-s (të cilat nuk i ka përmendur) se duan një luftë konstante në Ukrainë me qëllimin për të “dobësuar” Moskën.

“Ka vende brenda NATO-s që duan që lufta të vazhdojë,” tha kreu i diplomacisë së Ankarasë, duke shtuar se “qëllimi i tyre është të dobësojnë Rusinë”.

Bisedimet ruso-ukrainase, të cilat u zhvilluan në Stamboll në fund të marsit dhe që do të rifillonin përmes video-telefonatave, duket se janë në bllokim. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov tha së fundi se ukrainasit vazhdimisht “tërhiqen” nga pikat ku ishte arritur një marrëveshje.

Turqia ka pritur dy raunde bisedimesh midis dy palëve, i pari në 10 mars në nivel ministror në Antalia dhe i dyti në 29 mars në Stamboll. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit