Çastet e fundit në jetën e njeriut… një skenë që nuk harrohet! 

Më të lexuarat

Koha mund të duket e gjatë… një ditë, një muaj, një vit…
por e vërteta e vetme që nuk pranon debat është kjo: vdekja po vjen, pa dyshim

Çdo njeri, pavarësisht sa jeton, do të kalojë nëpër pesë etapa vendimtare në ditën e tij të fundit në këtë jetë…
Le të zhytemi së bashku në këto çaste… ndoshta zgjojnë diçka të fjetur brenda nesh!

 Faza e parë: “Një ditë e zakonshme… ose kështu mendon”

Zgjohesh, vishesh, pi kafenë, shkon në punë… sikur asgjë të mos ndodhë.
Por në qiell është dhënë një urdhër që askush nuk e di, veç atyre:“Filani, biri i filanit — sot i merret shpirti.”

Në atë çast, engjëjt fillojnë të zbresin…
Disa me mëshirë, e disa me ndëshkim!
Përgatiten për momentin vendimtar… ndërsa ti nuk di asgjë dhe vazhdon ditën tënde si zakonisht!

Faza e dytë: Dalja e shpirtit

Në një çast heshtjeje të beftë… afrohet Engjëlli i Vdekjes.

Fillon nxjerrja e shpirtit gradualisht…
nga këmbët, te kyçi, te këmba, te gjuri… derisa arrin në mes të trupit.
Ndihesh sikur po fundosesh në një gjendje pavetëdijeje…
jeta tërhiqet ngadalë nga trupi yt… dhe ora tik-takon!

Faza e tretë: Te klavikulat (pjesa e sipërme e gjoksit)

Shpirti arrin te klavikula dhe këtu ajeti e përshkruan skenën me një saktësi tronditëse:

“Jo! Kur (shpirti) të arrijë te klavikulat(grykë)
dhe të thuhet: ‘Kush do ta shërojë?’”
(Kijame: 26–27)

Engjëjt pyesin: kush do ta marrë këtë shpirt?
Engjëjt e mëshirës… apo engjëjt e ndëshkimit?!

Fillon tronditja: “Po vdes… kjo nuk është lodhje, nuk është marramendje… kjo është fundi vërtet!!”

Katër fjalë që e dridhin qenien e atij që ka jetuar 60 vjet, sikur të ishte vetëm një orë:
“Dhe ai e kuptoi se kjo është ndarja…”
(Kijame: 28)

 Faza e katërt: Te fyti

Hap sytë mbi një botë tjetër…
Sytë e tu shohin atë që askush tjetër nuk e sheh:
një botë e gjerë, e shtrirë, e panjohur…
sheh engjëjt, sheh atë që do të të marrë…
por ata që janë rreth teje nuk ndiejnë asgjë!

“E përse, kur (shpirti) të arrijë në fyt, e ju atëherë shikoni, ndërsa Ne jemi më afër tij se ju, por ju nuk shihni?” (Vakia: 83–85)

Njerëzit rreth teje përpiqen të të shpëtojnë…
thërrasin emrin tënd…
por ti sheh atë që ata nuk e shohin dhe ndien atë që ata nuk e ndiejnë!

Faza e pestë: Vetëdija e thellë… por pas humbjes së rastit!

Njeriu gjithmonë harron se ka një fund…
ndonëse çdo gjë në këtë univers ka një fund!

Jetojmë sikur të ishim të përjetshëm…
planifikojmë, ëndërrojmë, e shtyjmë pendimin,
neglizhojmë të vërtetat më të thjeshta:

“Ti ishe në pakujdesi për këtë, dhe Ne ta hoqëm mbulesën, sot shikimi yt është i mprehtë.” (Kaf: 22)

Por pyetja këtu është:
A do të zgjohemi para se të jetë vonë?
A jetojmë me vetëdije?
A përgatitemi për atë çast që nuk ka paralajmërim?

 Mësimet që nxirren:

🔹 Jetoje ditën tënde sikur të ishte e fundit, dhe ji i bindur se çdo çast mund të jetë lamtumirë.
🔹 Mos u bëj i pakujdesshëm ndaj vdekjes, sepse pakujdesia vret, ndërsa zgjuarsia është jetë.
🔹 Ruaje zemrën tënde të gjallë me besim, sepse vjen një çast ku nuk të bën dobi veçse vepra e mirë.
🔹 Pendoju, kërko falje, fal të tjerët, mbaji lidhjet familjare dhe ndalo së shtyri gjithçka për nesër!

Mund të mos e përfundosh këtë shkrim…
ose mund ta përfundosh dhe ta harrosh…
por nëse ke mbërritur deri këtu, kjo nuk është rastësi.

Ndoshta kjo është mesazhi yt për të ndryshuar diçka!

Lëre gjurmën tënde tani… thuaj “Subhanallah”, kërko falje, dërgo salavat mbi Profetin ﷺ.

Mos u kurse të shtypësh “pëlqej” ose të shkruash
“Zot, na dhuro një përfundim të mirë” në koment…
edhe qoftë me një shkronjë, sepse ndoshta zgjon zemra të pakujdesshme.
Dr. Mustafa Mahmud

Shpërndaje… mund të jesh shkak për pendimin e dikujt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit