6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Canon prezantoi EOS-1D C DSLR

Më të lexuarat

Canon ka prezentuar modelin e ri i cili do të begatojë linjën DSLR të fotoaparateve të kësaj kompanie – Canon EOS-1D C. Canon EOS-1D C (C është për Cinema), është fotoaparat digjital SLR i dedikuar për produksion filmik dhe televiziv, si dhe për produksion në rezolucion të lartë.

Me kualitet të shkëlqyer të videos, incizim të avancuar në kushte të ndriçimit të dobët dhe me diapazon shumë të mirë dinamik, EOS-1D C përkrah incizimin e videos në rezolucion 4K (4096 x 2160) duke ofruar liri më të madhe kreative për profesionistët e videos. Përveç kësaj, disa nga karakteristikat janë CMOS full frame senzori 18 megapixelësh, procesori Dual DIGIC 5+, ISO ndjeshmëria prej 100 deri 25.600, Clear View II LCD 3,2-inçësh, sistemi i fokusimit automatik me mprehtësi në 61 pika, 1080p tek shpejtësia prej 50/60 fps, 12 fotografi në sekond për fotografim, sllotin e dyfishtë memorik CF, HDMI dalje të pakompresuar dhe shumë të tjera. Akoma nuk dihet data kur do të mund të paraqitej në shitje ky DSLR, por pritet që kjo të mund të ndodhë kah fundi i vitit, ndërsa çmimi do të sillet rreth 15.000 dollarë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit