Shumë njerëz mendojnë se Trump është i çmendur, sepse dëshiron të dëbojë banorët e Gazës… Jo, i dashur, do të tregoj një histori të tmerrshme për Shtetet e Bashkuara, kur ato kryen një nga dëbimet më çnjerëzore në histori – dhe shumë kohë para Trumpit.
Në vitin 1965, SHBA hodhi sytë mbi një zonë shumë strategjike. Emri i saj? Arkipelagu Çagos në Oqeanin Indian. Problemi ishte i dyfishtë: së pari, ajo zonë i përkiste shtetit të Mauritiusit, dhe së dyti, Mauritiusi vetë ishte nën sundimin britanik. Çfarë bëri Amerika? Një marrëveshje sekrete me Britaninë dhe Mauritiusin: Britania do t’i jepte pavarësinë Mauritiusit në këmbim të dorëzimit të Çagosit, dhe SHBA do t’i ofronte Britanisë teknologjinë që i duhej – nëntëdetëset Polaris. Por kishin dy probleme të mëdha…
Problemi i parë: Mauritiusi s’mund të deklaronte publikisht se kishte shitur tokën. Zgjidhja? Presidenti i Mauritiusit del e thotë “nuk dimë gjë”, ndërsa në fshehtësi kishte marrë 3 milionë dollarë për të braktisur popullin e tij.
Problemi i dytë? Popullsia. Ishujt Çagos ishin të banuar me mijëra njerëz. Çfarë do të bënte Amerika me ta? Dëbimi i tyre do të ishte një krim ndërkombëtar. Por a e ndalon ligji ndërkombëtar Amerikën? Aspak. Presidenti amerikan asokohe, Lyndon Johnson, formoi një komision të drejtuar nga admiral Gretham dhe anglezi sir Greatbatch – të dy nisën planin e tmerrshëm për dëbimin e banorëve.
Dhe nuk jam unë që po e tregoj këtë histori, por gazetari australian John Pilger, në librin e tij Liria herën tjetër, kapitulli “Vjedhja e një kombi”, f. 37–97.
Çfarë bënë amerikanët? 30 anije dhe luftanije amerikane dhe britanike zbarkuan në brigjet e arkipelagut. Izoluan banorët nga ushqimi dhe uji, ndërprenë energjinë dhe shpërndanë mijëra ushtarë kudo. Pastaj… e tmerrshmja: ata që njihnin kulturën e vendasve, e dinin që qeni ishte pjesë e jetës së tyre – për gjueti dhe ruajtje. Amerikanët i mblodhën të gjithë qentë, ndezën zjarre të mëdha, thirrën banorët dhe përpara syve të tyre, dogjën qentë për së gjalli. Ata që kundërshtuan, i lidhën dhe i hodhën në zjarr.
Dhe nuk u ndalën këtu. U morën të gjitha bagëtitë dhe i dogjën bashkë me qentë. Pastaj, banorët që kundërshtonin i lidhën dhe i fundosën në ujë – përpara syve të të afërmve që shikonin të dashurit e tyre duke u mbytur. Vajzat… u trajtuan në mënyra që imagjinata nuk mund t’i përfytyrojë. Pas muajsh të tërë urie dhe poshtërimi, banorët e Çagosit nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të hipnin në anijet amerikane dhe britanike.
Por edhe atëherë nuk u treguan mëshirë. Ashtu siç vepruan të parët e tyre me skllevërit afrikanë që i hidhnin në Oqeanin Atlantik, kësaj radhe i zgjodhën të sëmurët nga populli i Çagosit, i lidhën dhe i hodhën në Oqeanin Indian. 400 veta u bënë ushqim për peshkaqenë. Të mbijetuarit që mbërritën në Britani dhe vende të tjera, u hodhën në rrugë – pa shtetësi, pa strehë. Disa përfunduan duke bërë vetëvrasje, sepse nuk pranonin të lypnin apo të shisnin vajzat e tyre.
Dhe SHBA arriti qëllimin. Ajo ndërtoi bazën më të madhe ushtarake jashtë territorit të saj në Diego Garcia. Për këtë bazë, dhe për kontrollin e këtij arkipelagu strategjik, u sakrifikua një popull i tërë – që u dogj, u mbyt, u hodh në mërgim dhe në rrugë, nën sytë e botës. Dhe kjo nuk ndodhi në një kohë të largët, por në vitin 1965.
E gjithë kjo për t’u kuptuar një gjë: kjo është Amerika. Trump nuk është përjashtim. Ai është pasqyrë e asaj çfarë përfaqëson SHBA. Një civilizim i ndërtuar mbi grabitje, dëbim, kolonializëm dhe poshtërim të popujve vendas.
Gaza është “Çagosi” i ri për Amerikën. Aty duan të ndërtojnë resorte, baza, Riviera dhe të kontrollojnë rajonin për 3 minuta në çdo drejtim. Populli? Le të ikë në Egjipt, Jordani, ndoshta edhe Indonezi apo Filipine. Sipas kujt? Trump tha: “Me autoritetin tonë. Ne kemi vendosur dhe do ta zbatojmë.”
E di çfarë e pengon Trumpin të përsërisë skenarin e Çagosit në Gaza? Vetëm pushka. Pushka që heronjtë kërkuan për 16 muaj me radhë nga arabët, por mbretërit dhe princat nuk u përgjigjën – menduan se ishin të sigurt nga pabesia amerikane.
Çfarë mbron të drejtën është forca. Tregimi i armikut që ti mund ta mposhtësh dhe rraskapitësh. Forca vendos drejtësinë. Deklaratat, dënimet dhe protestat janë gjuhë që Amerika nuk i kupton – i konsideron si lypje. Dhe kjo është një botë që nuk respekton kurrë lypësit.
Nuk është vetëm ai entitet qesharak (Izraeli) armiku ynë. Jo. Amerika është armiku. Civilizimi perëndimor është armiku. Dhe çdo arab që ende përkulet për ndonjë ndihmë amerikane, që trembet t’u thotë “jo” planeve të tyre, është vetë dorëzuesi ynë – madje është edhe më armik se ata.
/Abdo Fayed/
