Burri nga Gaza, po aq i vjetër sa shteti i Izraelit, humb gjysmën e peshës nga uria

Më të lexuarat

Salim Asfour, një 75-vjeçar nga Gaza, i lindur po atë vit kur u themelua shteti i Izraelit, është bërë simbol i krizës së urisë që ka përfshirë Rripin e Gazës. Për shkak të mungesës ekstreme të ushqimit, ai ka humbur më shumë se gjysmën e peshës trupore.

“Jam i uritur gjithë kohës. Asnjëherë nuk kam menduar se në këtë moshë do të lutesha thjesht për një copë bukë,” thotë Asfour, ndërsa flet me vështirësi, i shtrirë në dyshemenë e një ndërtese të rrënuar.

Sipas organizatave lokale dhe ndërkombëtare, së paku 188 palestinezë kanë vdekur nga uria që po përshkruhet si pasojë direkte e bllokadës së vendosur nga Izraeli. Mbi 1,500 të tjerë janë vrarë ndërsa tentonin të merrnin ndihma nga qendrat e shpërndarjes të mbështetura nga SHBA.

Përdorimi i urisë si armë lufte është dënuar gjerësisht nga organizatat humanitare, të cilat e konsiderojnë këtë një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Ndërkohë, Izraeli ka mohuar se po përdor urinë si taktikë lufte, duke fajësuar për pengesat në shpërndarjen e ndihmave grupet e armatosura palestineze.

Gjendja në Gaza mbetet e dëshpëruar. Raportet nga terreni flasin për mungesë totale të ushqimeve bazë, ujit të pijshëm dhe barnave, ndërsa popullsia civile është në prag të kolapsit. Kombet e Bashkuara dhe organizatat e ndihmës vazhdojnë të bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe ndalimin e menjëhershëm të bllokadës. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit