9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

‘Burri e përqafoi dhe i tha të mos shqetësohej për fëmijët’, momentet e fundit të infermieres më të re që vdiq nga koronavirusi. La pas 3 vogëlushë

Më të lexuarat

Një nga infermieret që punonte në vijën e parë të betejës me koronavirusin vdiq vetëm pak çaste pasi burri i saj i tha “të mos shqetësohej për fëmijët’.

Areema Nasreen ishte vetëm 36 vjeçe dhe humbi jetën në repartin intensiv në Spitalin Walsall Manor, West Midlands, ku ajo kishte punuar deri dje.

26264132-8183773-Areema_Nasreen_36_a_Walsall_staff_nurse_and_mother_of_three_has_-m-18_1585916906266

Nëna e tre fëmijëve, la pas të vegjëlit e moshave 8, 10 dhe 17 vjeç.

Ajo është infermierja më e re që humb jetën nga sëmundja në Britani.

Areema fillimisht u testua pozitive për virusin pasi kishte temperaturë të lartë, dhimbje trupi dhe kollë.

26786912-8185817-image-a-2_1585944962487

Infermierja, e cila nuk vuante nga sëmundje të tjera dhe kishte punuar për NHS për 16 vjet, u vendos në respirator, por nuk ia doli.

Motra e Areemës, Ash, 31 vjeç, i tha “The Sun”: ‘Ne jemi të shqetësuar. Të gjithë jemi shkaterruar, thjesht nuk kemi marrë asnjë fjalë.

‘Areema ishte në respirator dhe pak para se të vdiste, burri i saj i tha asaj “mos u shqetëso për fëmijët”. Ajo filloi të qajë. Mjekët thanë që të lutem mos e përqafo, për shkak të virusit, por ai tha që duhej ta bënte. Pastaj ajo ndërroi jetë. Të gjithë jemi të shkatërruar’.

26264300-8139813-image-a-9_1584884095391

Familja e saj tani është duke u lutur që njerëzit të ndjekin rregullat e izolimit të vendosura nga qeveria per te frenuar perhapjen e koronavirusit.

Një infermiere e vijës së parë, Aimee O’Rourke, 39 vjeç gjithashtu ndërroi jetë pasi trajtoi pacientët në Spitalin Mbretëreshë Elizabeth në Margate, Kent./Daily Mail

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit