Bukuritë e Sheriatit (Ligjit Hyjnor) – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Thirrja universale për ndërgjegje (Takva)

O njerëz! Kini frikë Allahun e Madhëruar me një devotshmëri të vërtetë. Kapuni fort pas saj deri në çastin kur të takoni Zotin tuaj.
﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلا تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ﴾
“O ju që besuat! Kini frikë Allahun ashtu siç duhet të keni frikë Atë dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë (dorëzuar Atij).” (Ali Imran: 102)
Devotshmëria është rruga drejt dashurisë së Zotit. Kini frikë Atë në vetmi dhe në publik, në gëzim e në zemërim; sepse me të përmirësohen veprat dhe falen gabimet:
﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلاً سَدِيدًا * يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ﴾
“O ju që besuat! Kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai do t’ju përmirësojë veprat tuaja dhe do t’ju falë mëkatet tuaja.” (El-Ahzab: 70-71)
Drita e brendshme dhe natyra njerëzore
Allahu krijoi Ademin me Dorën e Tij, i dha shpirt ,të cilin e krijoi në mënyrë specifike, dhe urdhëroi engjëjt t’i përkuleshin. Iblisi i lakmoi dhe ua zbukuroi mëkatin, derisa ata zbritën në tokë duke mbartur dritën e besimit dhe udhëzimit, për të përmbushur premtimin: “Unë do të vendos në tokë një mëkëmbës” (El-Bekare: 30).
Çdo fëmijë që lind, lind me dritën e udhëzimit dhe besimit në zemër, por ndikimet e mjedisit shpesh e largojnë nga kjo natyrshmëri e pastër (Fitrah), duke e nxjerrë nga drita në errësirën e egoizmit dhe humbjes.
﴿اللَّهُ وَلِيُّ الَّذِينَ آمَنُوا يُخْرِجُهُمْ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ﴾
“Allahu është mbrojtësi i atyre që besojnë, i nxjerr ata nga errësirat në dritë.” (El-Bekare: 257)
Misioni i Pejgamberit ﷺ: Liria pa ndërmjetës
Islami rrëzoi besimet e atyre që thoshin se adhurojnë ndërmjetës për t’u afruar tek Allahu, dhe sqaroi se Allahu është afër dhe i përgjigjet lutjes së robit pa ndërmjetës. Ai rrëzoi adhurimin e varreve dhe besimin në shumë zotëra, duke vendosur se Zoti është një.
Në një kohë kur bota ishte zhytur në errësirë, Allahu dërgoi Pejgamberin Muhamed ﷺ si një dritë:
﴿إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا * وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُنِيرًا﴾
“Ne të dërguam ty dëshmitar, përgëzues e paralajmërues. Dhe thirrës drejt Allahut me lejen e Tij e si një llambë ndriçuese.” (El-Ahzab: 45-46)
Ai erdhi për t’i çliruar zemrat nga skllavëria ndaj krijesave. Islami hoqi çdo mur mes njeriut dhe Zotit. Ju mund t’i drejtoheni Atij direkt:
﴿وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِي إِذَا دَعَانِي﴾
“E kur robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më thërret.” (El-Bekare: 186)
Nuk ka ndërmjetës mes nesh dhe Allahut në lutje. Ne ngremë duart drejt Tij në çdo kohë. Ai erdhi me dritën e Teuhidit:
وَإِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ
“Zoti juaj është një Zot i vetëm, nuk ka zot tjetër përveç Tij, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.” (Kur’an, El-Bekare: 163)
Shtyllat e besimit dhe respekti për Pejgamberët
Islami erdhi me dritën e besimit që ndriçon zemrat përmes shtyllave të tij:
• Besimi në Allahun: Në faktin se Ai është Krijuesi dhe Pronari i gjithësis, se vetëm Ai e meriton çdo adhurim dhe askush veç Tij, besojmë në emrat dhe cilësitë e Tij të përsosura.
• Besimi në Engjëjt: Ato janë robërit e nderuar që nuk e kundërshtojnë Allahun.
• Besimi në Librat: Ne besojmë në fletushkat e Musait e Ibrahimit, në Zeburin e Davudit, Tevratin e Musait, Inxhilin e Isait dhe se Kur’ani është dominues mbi të gjithë ata.
• Besimi në të Dërguarit: Nga Nuhu, Ademi, Ibrahimi, Musai, Isai e deri te vulosësi i tyre, Muhamedi (lavdi dhe bekimet e Tija qofshin mbi ta!).
• Besimi në Ditën e Gjykimit: Në ringjalljen, llogarinë, peshoren e veprave dhe se fundi është ose në xhenet ose në xhehenem.
Respekti për Pejgamberin
Bindja ndaj Muhammad ﷺ nuk është thjesht ndjekje e një njeriu, por është pjesë thelbësore e besimit në Allahun. Ai është i dërguari që solli udhëzimin dhe rrugën e drejtë, prandaj bindja ndaj tij është në të vërtetë bindje ndaj Zotit.
Allahu thotë:
﴿مَنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ﴾
“Kush i bindet të Dërguarit, ai i është bindur Allahut.” (En-Nisa:80).
Ky ajet tregon qartë se nuk ka ndarje mes bindjes ndaj Allahut dhe bindjes ndaj të Dërguarit të Tij. Rruga e drejtë nuk merret vetëm nga mendimi personal, por nga ajo që ka sjellë Pejgamberi ﷺ.
Po ashtu, ai vetë ka sqaruar se shpëtimi lidhet drejtpërdrejt me bindjen ndaj tij:
«كُلُّ أُمَّتِي يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ إِلَّا مَنْ أَبَى … مَنْ أَطَاعَنِي دَخَلَ الْجَنَّةَ وَمَنْ عَصَانِي فَقَدْ أَبَى»
“I gjithë umeti im do të hyjë në xhenet përveç atij që refuzon… Kush më bindet mua hyn në xhenet, ndërsa kush më kundërshton, ai ka refuzuar.” (Buhari).
Prandaj, bindja ndaj Pejgamberit ﷺ do të thotë të pranosh udhëzimin e tij, ta ndjekësh në fjalë dhe në vepra, dhe të mos e vendosësh mendimin personal mbi atë që ai ka sjellë. Kjo është rruga e shpëtimit, e qartësisë dhe e suksesit në këtë botë dhe në botën tjetër.
Mbrojtja e të drejtave dhe familjes (Rregullimi i Marrëdhënieve Njerëzore)
• Prindërit: Kur xhahilijeti (injoranca) i linte pas dore, Islami urdhëroi:
وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا
“Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni tjetër veç Tij dhe të silleni mirë me prindërit.” (El-Isra: 23)
• Lidhjet farefisnore: Kushdo që i shkëput ato, është i mallkuar.
Allahu i Madhërishëm thotë:
“… dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore. Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin. (Muhamed: 22-23).
• Fqinji: Pejgamberi ﷺ tha:
“مَنْ كَانَ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ فَلْيُكْرِمْ جَارَهُ”
“Kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin e tij.” (Buhariu).
• Gruaja: Islami i dha dinjitetin gruas dhe familjes.
Gruaja në injorancë ishte e shtypur dhe pa të drejta. Islami i dha asaj të drejtat e saj: si nënë për t’u respektuar, si motër për t’u mbajtur lidhja, si bashkëshorte për t’u trajtuar mirë dhe si bijë për t’u edukuar. Ai i dha të drejtë trashëgimie dhe e mbrojti me moral dhe mbulesë.
Islami i dha dritë dhe të drejta:
• Trashëgimia:
لِلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِمَّا تَرَكَ الْوَالِدَانِ وَالْأَقْرَبُونَ وَلِلنِّسَاءِ نَصِيبٌ
“Meshkujve u takon pjesë nga trashëgimia… edhe femrave u takon pjesë.” (En-Nisa: 7).
• Mbrojtja: Urdhëroi mbulesën si mjet për mbrojtjen e nderit të saj
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ قُل لِّأَزْوَٰجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَآءِ ٱلْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَـٰبِيبِهِنَّ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰٓ أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا
O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë. (El-Ahzab: 59).
• Martesa dhe Divorci: Ndaloi martesën me detyrim:
«لَا تُنْكَحُ الْبِكْرُ حَتَّى تُسْتَأْذَنَ»
“Vajza nuk martohet pa u pyetur.” (Buhariu).
Ndaloi gjithashtu torturën e divorcit të pafund duke e kufizuar atë:
الطَّلَاقُ مَرَّتَانِ
“Shkurorëzimi është dy herë (pas të cilave mund të kthehesh)…” (El-Bekare: 229).
Interesat e kombit dhe Sfidat Moderne
Islami erdhi për të mbrojtur interesat e larta të shoqërisë. Siguria e kombit, kohezioni dhe pasuria publike janë amanet. Nuk lejohet cenimi i tyre për agjenda personale apo klanore.
• Udhëheqësve: Kini frikë Allahun! Shteti ka nevojë për drejtësi dhe funksionalitet. Ashtu zhvillohet shteti edhe mbahet pushteti. Zgjidhja e krizave nuk vjen duke importuar ligje të huaja për traditat tona dhe duke u hedhur në krahët e armiqve, por me urtësi dhe duke u kujdesur për sigurinë e popullit tuaj.
• Popullit: Shkollohuni, specijalizohuni dhe zhvillohuni në aspektet profesionale. Punoni dhe kontribuoni për zhvillimin e shtetit. Flakni mëkatet dhe të gjitha veprimet degjeneruese. Luftoni dhe kërkoni vazhdimisht drtejtësi. Mos u bëni vrimë nga ku armiku sulmon vendin tuaj.
• Drejtësia dhe Siguria
O Populli im, drejtësia është baza e çdo gjëje. Me drejtësi ruhen jetët, nderi dhe pasuria.
Jomyslimanët jetuan me muslimanët nën pushtetin e tyre në drejtësi dhe siguri, dhe shumë prej tyre hynë në Islam për shkak të drejtësisë dhe moralit të tij.
Padrejtësia është e ndaluar dhe sjell shkatërrim në këtë botë dhe në tjetrën.
Islami erdhi me Kisas-in (ligjin e barazisë) për të parandaluar gjakmarrjen dhe hakmarrjet e verbëra. Ai solli kufijtë (Hudud) që frenojnë kriminelët.
أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ ۚ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللَّهِ حُكْمًا لِقَوْمٍ يُوقِنُونَ
“A mos kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës? E kush gjykon më mirë se Allahu për një popull që beson bindshëm?” (El-Maide: 50)
Pavarësia Ekonomike
Në marrëdhënie ekonomike, para Islamit kishte padrejtësi, mashtrim dhe kamatë. Islami i ndaloi këto dhe urdhëroi drejtësi dhe sinqeritet.
Pse kur e gjitha bota bashkohen në blloqe ekonomike ndonëse nuk kanë të njëjtin besim, as nuk janë i njejti komb, ndërsa ne që shumica jemi një fe dhe jemi një komb, jemi të ndarë?
Ne kemi burimet tona, kemi njerëzit, kemi rininë. Por ata na ikin dhe nuk mbeten këtu për të zhvilluar ekonominë e vendit e as nuk kontribuojnë në ndërtimin e shtetit! Dilemë e cila kërkon përgjigjen praktike dhe konkrete, jo teoritizime të thata.
Prapambetja jonë nuk vjen nga feja, por nga largësia prej saj.
Islami na urdhëron:
“فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِنْ رِزْقِهِ”
“Ecni nëpër skajet e saj (tokës) dhe hani nga furnizimi i Tij” (El-Mulk: 15).
Mesazh Rinisë: Kapuni për Fenë dhe mos e teproni
Populli ynë, sidomos rinia jonë, ka nevojë shumë që ti kthehet Fesë Islame, ta mësoj edhe prakitkojë atë. Vetëm kapja për Fenë Islame i siguron një ardhmëri të artë psikike, emocionale, morale, shëndetësore, sociale, ekonomike edhe politike.
Në këtë proces të kthimit në Fe kujdes nga keqkuptimi i disa rregullave fetare edhe teprimi në zbatimin e tyre edhe insistimin për tua imponuar tjerëve ato botëkuptime.
Ofro shembullin e muslimanit të sukseshsëm në shkollimin e tij, shembullin e muslimanit të zellshëm në punën e tij, shembullin e muslimanit të ndershëm në tregtinë e tij, shembullin e muslimanit të dobishëm për familjen, rrethin edhe shoqërinë.
Ofro shembullin e pjesës aktive në zhvillimin e projekteve që shërbejnë objektivat fetare edhe kombëtare dhe shembullin e rinisë konstruktive në ndërtimin e ardhmërisë së vendit tonë.
Detyra e Dijetarëve dhe Medias
• Dijetarët: Ju jeni trashëgimtarët e Pejgamberëve. Veproni natën edhe ditën, pa u ndal edhe pa u lodh duke thirur popullin tonë në Fenë Islame. Përdorini të gjitha metodat e arsyeshme fetarisht edhe realisht për të ofruar thirjen Islame të pjesa më e madhe e popullit tonë. Mos e braktisni këtë mejdan duke u angazhuar me punë tjera të dynjasë, sepse nuk ka mejdan më të mirë, me të cilin e fiton edhe dynjanë edhe ahiretin, sesa mejdani i thirjes në Islam. Tregojuni njerëzve të vërtetën pa lëshime të tepruara dhe pa rreptësi të skajshme.
ادْعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë…” (En-Nahl: 125)
• Media: Kini frikë Allahun! Mos e përdorni fjalën për të përhapur degjenerimin apo për të sulmuar vlerat. Një ditë do të jepni llogari për çdo pamje e çdo materijal degjenerues që keni publikuar.
Dija dhe Civilizimi
O Populli im, armiqtë përpiqen t’ju përçajnë dhe dobësojnë. Ruajuni nga planet e tyre.
Islami nuk është shkak i prapambetjes, por thirrje për dije dhe zhvillim.
O besimtarë, merrni nga të tjerët atë që është e dobishme, por mos u mashtroni nga devijimet e tyre.
Morali i mirë është baza e shpëtimit dhe suksesit. Edukoni veten dhe familjet tuaja me moral të mirë.
Feja jonë nuk është shkak i prapambetjes. Kur muslimanët e parë iu përkushtuan dijes, bota lëngonte në errësirë. Sot, ne duhet të përfitojmë nga teknologjia, mjekësia dhe shkenca e të tjerëve pa u humbur në to, sepse jemi “Umeti i Mesëm”.
Drejtësia ndaj të gjithëve
Allahu urdhëron drejtësi edhe ndaj atij që nuk e do:
وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَىٰ أَلَّا تَعْدِلُوا ۚ اعْدِلُوا هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَىٰ
“Dhe mos t’ju shtyjë urrejtja ndaj një populli që të mos silleni drejt; bëni drejtësi, se kjo është më afër devotshmërisë.” (Kur’an, El-Maide: 8)
Haxhi dhe të Drejtat e Njeriut: Profeti në Haxhin e lamtumirës shpalli:
«إِنَّ دِمَاءَكُمْ وَأَمْوَالَكُمْ وَأَعْرَاضَكُمْ عَلَيْكُمْ حَرَامٌ»
“Gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjta (haram t’i prekni).” (Buhariu).
Kjo është karta e vërtetë e të drejtave të njeriut, e ndërtuar mbi drejtësi, jo mbi slogane false që fuqitë i përdorin për të shtypur të tjerët.
O Allah! Bashkoji zemrat e njerëzve, na i fal mëkatet dhe na i ruaj vendet tona nga çdo e keqe! Amin.
Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit