8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buja dhe Gashi nuk i besojnë Universitetit të Prishtinës

Më të lexuarat

Vrullim Buja dhe Arbër Gashi nuk janë vetëm dy studentë të zakontë. Ata janë djemtë e dy njerëzve kryesorë që e udhëheqin arsimin në Kosovë. Vrullimi është djali i ministrit të arsimit, Ramë Buja, kurse Arbëri, është djali i rektorit Ibrahim Gashi.
Për dallim prej shumë kosovarëve, që mezi sigurojnë të ardhura për të paguar konviktin, mensën dhe semestrin prej 50 eurosh në Universitetin Publik të Prishtinës, Vrullimi dhe Arbëri nuk studiojnë fare Kosovë, në Universitetin, ku prijës janë prindërit e tyre, shkruan gazeta “Tribuna”.

Sipas të dhënave që ka paraqitur në statusin e tij, në rrjetin social facebook, Vrullim Buja, djali i ministrit Buja studion në Universitetin e Sheffieldit, në Selanik të Greqisë.

Ai studion për menaxhment dhe Informatikë. Kurse, në një listë tjetër të siguruar nga gazeta “Tribuna”, figuron emri i Arbër Gashit, djalit të rektorit të UP-së Ibrahim Gashit, i cili studion për biznes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit