10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

BREXIT-i e vështirësoi rritjen e bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar

Më të lexuarat

BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, në vitin 2020 nënshkruan Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit për të lejuar tregtinë pa tarifa sapo të hyjë në fuqi BREXIT-i.BREXIT-i e vështirësoi rritjen e bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar. 

Më shumë se tri të katërtat e kompanive britanike kanë raportuar se marrëveshja tregtare midis BE-së dhe Britanisë e ka bërë të vështirë për ta rritjen e shitjeve dhe rritjen e biznesit të tyre, tregoi një sondazh i Dhomave të Tregtisë Britanike (BCC).

Sondazhi i më shumë se 1.168 bizneseve, i cili u publikua të mërkurën (21 dhjetor), tregoi sfida të rëndësishme për firmat e Mbretërisë së Bashkuar që përpiqen të përdorin Marrëveshjen e Tregtisë dhe të Bashkëpunimit (TCA) që u nënshkrua në vitin 2020 për të lejuar tregtinë pa tarifa me Bashkimin Evropian pasi BREXIT-i të hyjë në fuqi.

Më shumë se tri të katërtat (77 për qind) e firmave britanike thanë se TCA-ja nuk po mundëson që biznesi i tyre të rritet ose të rrisë shitjet.

“Kjo përkoi me fillimin e një periudhe të gjatë parashikimi të recesionit e goditjeve ekonomike dhe të zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga lufta në Ukrainë”, thuhet në raport.

Sondazhi tregoi gjithashtu se deri në 42 për qind e linjave të produkteve të eksportuara më parë nga MB-ja në BE u ndaluan gjatë 15 muajve të parë të TCA-së.

“Në vitin 2022, eksportet e mallrave të Mbretërisë së Bashkuar në BE u rikuperuan deri në fund të tremujorit të parë dhe në tremujorin e dytë, por në fund të tremujorit të tretë eksportet e mallrave (të cilat ishin fryrë nga eksportet e karburanteve në BE) ishin kthyer sërish në territor negativ, dhe Eksportet e shërbimeve mbetën të pandryshuara”, thuhet në raport.

Rreth 92 për qind e bizneseve të anketuara ishin ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Drejtori i Përgjithshëm i Dhomave Britanike të Tregtisë, Shevaun Haviland, tha se bizneset dëshirojnë që liderët politikë nga të dyja palët të largohen nga debatet e së kaluarës dhe të gjejnë mënyra për të tregtuar më lirshëm.
“Kjo do të thotë një dialog i sinqertë se si mund të përmirësojmë marrëdhëniet tona tregtare me BE-në. Me një recesion në prag, ne duhet të heqim prangat që pengojnë eksportuesit tanë, në mënyrë që ata të luajnë rolin e tyre në rimëkëmbjen ekonomike të MB.

Rregulla të reja, pengesa të reja

Gjithashtu, rreth 56 për qind e kompanive kanë vështirësi në përshtatjen me rregullat e reja për tregtimin e mallrave, ndërsa 45 për qind kanë thënë se kanë probleme me rregullat e reja për tregtimin e shërbimeve.

Rreth 44 për qind e firmave thanë gjithashtu se kanë vështirësi në marrjen e vizave për stafin.

“BREXIT-i ka qenë imponimi më i madh ndonjëherë i burokracisë mbi biznesin. Importimi i thjeshtë i pjesëve për të rregulluar makineritë e prishura ose lëndët e para nga BE-ja janë bërë një makth i madh që kërkon kohë për bizneset e vogla”, citohet të ketë thënë një prodhues në East Midlands, në raportin e vrojtimit të BCC-së.

Raporti tha gjithashtu se këto probleme mbeten “të pazgjidhshme” për shkak të kontekstit aktual politik në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-MB, të shkaktuara kryesisht nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme mbi Protokollin për Irlandën/Irlandën e Veriut, i cili u përkeqësua deri në vitin 2022 dhe mbetet i pasigurt në fund të vitit.”

Në propozimet e saj për të rritur tregtinë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, BCC-ja, e cila kryen sondazhin më të madh tremujor të Britanisë për bizneset, ka rekomanduar krijimin e një marrëveshjeje plotësuese me BE-në dhe që Mbretëria e Bashkuar të bëjë marrëveshje anësore me BE-në dhe vendet anëtare për të lejuar firmat në Mbretërinë e Bashkuar të udhëtojnë më gjatë dhe të punojnë në Evropë, ndër të tjerash.

Britania u shkëput zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 janar 2020.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit