15.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Bregu Perëndimor – Ushtria izraelite arrestoi 22 palestinezë

Më të lexuarat

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga ushtria izraelite bëhet e ditur se forcat e sigurisë kanë bastisur zona të ndryshme në Bregun Perëndimor.

Ushtarët izraelit kanë arrestuar 22 palestinezë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga ushtria izraelite bëhet e ditur se forcat izraelite të sigurisë gjatë bastisjeve në fshatrat Sefarin dhe Arna të Bregut Perëndimor dhe në qyteza Ram, Bedevi, Kutna, Harba Nahalin, Bejt Emr, Dura dhe Hizir kanë arrestuar 22 palestinezë.

Gjatë këtyre bastisjeve janë kontrolluar edhe dy shtypshkronja për të cilat pretendohet se kanë lidhje me Hamasin.

Forcat izraelite të sigurisë pothuajse çdo ditë ndërmarrin operacione të bastisjeve ndaj palestinezëve me pretekste të ndryshme.

Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze nëpër burgjet e Izraelit ndodhen afërsisht 7 mijë palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit