22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Turqia rihap Ambasadën e saj në Tripoli të Libisë

Më të lexuarat

Ambasada e Turqisë në Tripoli të Libisë ka rinisur të hënën aktivitetin e saj me stafin bazë, pasi ishte evakuuar në vitin 2014 për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në këtë vend…

Ambasada e Turqisë në Tripoli të Libisë ka rinisur të hënën aktivitetin e saj me stafin bazë, pasi ishte evakuuar në vitin 2014 për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në këtë vend.

Ministria turke e Punëve të Jashtme rikujton përmes një komunikate me shkrim se procesi për rihapjen e Ambasadës turke në Tripoli kishte filluar gjatë vizitës në kryeqytetin libian të ministrit të Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, më 30 maj të vitit të kaluar.

Në deklaratë thuhet se përgatitjet për rihapjen e Ambasadës janë realizuar nën mbikëqyrjen e ambasadorit turk në Tripoli, Ahmed Aydin Dogan, që deri të hënën ka qenë rezident në Tunizi.

“Në këtë kontekst, të hënën kanë filluar aktivitetet e Ambasadës sonë me stafin bazë. Ndërkaq, Turqia do të forcojë praninë e saj në Libi përmes Konsullatës së Përgjithshme në Misurata, e cila ka funksionuar pa ndërprerje deri më sot, si dhe nëpërmjet rihapjes së Ambasadës sonë në Tripoli. Rinisja e aktiviteteve të Ambasadës sonë, që është pjesë e raporteve tona historike, vëllazërore dhe miqësore me Libinë dhe e qasjes sonë të hapur ndaj të gjithë popullit të Libisë, do të kontribuojë për të siguruar mbështetje në përpjekjet e vendit tonë për rindërtimin e paqes dhe stabilitetit në Libi. Turqia do ta vazhdojë kontributin e saj për hapat, që do të bëhen për arritjen e paqes dhe pajtimit në bazë të Marrëveshjes Politike Libiane, si dhe do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm integritetin territorial dhe unitetin kombëtar të Libisë”, theksohet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit