1.2 C
Pristina
E premte, 16 Prill, 2021

Bota mbyllë sytë para masakrimeve të tmerrshme në Birmani (Burma)

Më të lexuarat

Qeveria e Birmanisë (Burma) që shpërfill masakrat ndaj muslimanëve që përjetohen prej disa muajsh në Azinë Juglindore, ka mbyllur xhamitë që i shihte si qendra kryengritëse.

Muslimanët Arakanllë që mblidheshin në xhami për namazin e xhenazeve të vëllezërve të tyre të masakruar barbarisht nga çetat, kur protestuan masakrat që vazhdojnë prej muajsh dhe ku kanë humbur jetën dhjetëra mijëra muslimanë, u bënë objektivë e qeverisë së Presidentit Thein Sein.

Pozita në këtë vend, Xhamitë i cilësoi si “qendra kryengritjeje” dhe mori vendim për mbylljen e të gjithave xhamive në Arakanllë. Çetat budiste dogjën dy xhami dhe masakruan 7 hoxhë pasi i torturuan.

Lideri i Myslimanëve Arakanllë, Dr. Muhammed Yunus bëri të ditur për vazhdimin e masakrave ndaj muslimanëve dhe shtoi: “Budistët, vazhdojnë të plaçkitin duke u mbështetur edhe nga qeveria. Me armët e forcave të sigurisë, po vriten muslimanët në vend”.

Dr. Muhammed Yunus i cili gjendet në Turqi për aktivitetin “Bota Islame mblidhet në Stamboll për Ramazan” që organizohet nga Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë në një deklaratë që bëri këtu tha se masakrat ndaj muslimanëve në Birmani bëhen me mbështetjen e qeverisë.

Dr. Muhammed Yunus bëri të ditur se arsyeja më e fortë për rifillimin e masakrave është se “Bangladeshi është i pafuqishëm”, ndërsa arsye tjetër tregoi edhe që muslimanët e tjerë në botë dhe vendet e perëndimit kanë mbetur indiferentë ndaj masakrave në Birmani. Vendet perëndimore më parë reaguan ndaj arrestimit të aktivistes me titull Nobel. Por lirimi i saj bëri që vendet perëndimore ta shohin pozitivisht Birmaninë. Ndërkohë të njëjtat vende qëndrojnë indiferente ndaj masakrave në këtë vend”.

Ai u shpreh se budistët nuk i duan muslimanët në Arakanllë dhe shtoi: “Vendi ku zhvillohen masakrat është pjesa veriore ku banohet më tepër nga muslimanët. Ndërkohë vazhdojnë edhe arrestimet sipas dëshirës pa u bërë asnjë procesverbal. Veçanërisht arrestohen të rinjtë, të diturit, të arsimuarit dhe intelektualët. Nuk dihet se ku janë dërguar njerëzit e arrestuar. Ndërkohë vazhdon edhe përdhunimi i grave”.

Yunus tha se kanë kërkuar që në rajon të hyjnë vëzhguesit ndërkombëtarë. Në ngjarjet e fundit janë vrarë me mijëra muslimanë dhe ka po aq të humbur për të cilët nuk dihet se çfare fati kanë pësuar. Pavarësisht se Bangladeshi ka mbyllur kufijtë, duke filluar që nga data 3 qershor rreth 20 mijë vetë janë strehuar në këtë vend.

Ai theksoi se numri i përgjithshëm i muslimanëve të Birmanisë që janë strehuar në Bangladesh ka arritur në rreth 500 mijë.

Ai bëri të ditur se masakra ka pasur edhe më parë dhe ngjarjet e dhunshme filluan përsëri në 3 qershor./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit