7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Borrell: Krimet masive në Siri nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell deklaroi se “Krimet masive të kryera në Siri nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borrell postoi një video përpara Konferencës së 4-t të Brukselit me temë “Mbështetja e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit” që do të zhvillohet në nivel ministrash nën bashkëkryesimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ai tërhoqi vëmendjen se lufta e Sirisë ka hyrë në vitin e 10-të, lufta ka shkaktuar dhimbje të mëdha dhe se populli i Sirisë jeton ende në frikë.

“Evropa nuk mund t‘i kthejë dhe nuk do t‘ia kthejë shpinën popullit të Sirisë. Krimet masive të kryera në Siri nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar”, tha Borrell.

Pasi ka nënvizuar se Siria është fqinje e BE-së dhe se stabiliteti i saj është i rëndësishëm, Borrell theksoi se Unioni do të vazhdojë mbështetjen e saj për Sirinë dhe vendet fqinje që strehojnë refugjatë.

“Vende si Turqia, Jordania dhe Libani kanë treguar një solidarizim të jashtëzakonshëm duke hapur dyert e tyre për një numër të madh të refugjatëve”, tha Borrell.

Ai tha se BE-ja dhe vendet anëtare kanë dhënë më shumë ndihma humanitare për Sirinë. “Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet të bëjmë më shumë për të ndalur dhimbjet e popullit të Sirisë. Duhet të përqendrohemi në zgjidhjen politike”, potencoi Borrell.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit