8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Blinken thirrje për progres të mëtejshëm drejt paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Më të lexuarat

Blinken tha se ka folur me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për bisedimet e vazhdueshme të paqes pas luftës në Karabak në fund të vitit 2020

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken të hënën vonë tha se ka biseduar me telefon me krerët e Azerbajxhanit dhe Armenisë, me ç’rast bëri thirrje për përparim drejt paqes dhe stabilitetit në rajon në mes të një afrimi midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Blinken në Twitter tha se ka folur me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për bisedimet e vazhdueshme të paqes pas luftës në Karabak në fund të vitit 2020.

“E përgëzoj momentin pozitiv që rezulton nga bisedimet dypalëshe dhe bëj thirrje për përparim të mëtejshëm drejt paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ai.

Në një postim tjetër, diplomati i lartë amerikan ndau detaje rreth bisedës së tij me kryeministrin armen Nikol Pashinyan dhe përshëndeti “hapat pozitivë përpara” të Armenisë me Azerbajxhanin dhe Türkiye-s (Turqisë).

“Diskutimet midis atyre në rajon janë kyçe për paqen e qëndrueshme në Kaukazin Jugor”, shtoi ai.

Në njoftimin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price në telefonatën e Blinken-it me Aliyev-in përsëriti ofertën e SHBA-së për “të ndihmuar në lehtësimin e hapjes së lidhjeve rajonale të transportit dhe komunikimit”.

Marrëdhëniet midis dy ish-vendeve sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit dhe shtatë rajone ngjitur.

Përleshjet e reja shpërthyen në shtator të vitit 2020 ndërsa gjatë konfliktit 44-ditor Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe më shumë se 300 vendbanime dhe fshatra që ishin të pushtuara nga Armenia për gati 30 vjet.

Një marrëveshje trepalëshe u ndërmjetësua nga Rusia për t’i dhënë fund luftës në nëntor të vitit 2020.

Lidhur me procesin e normalizimit me Armeninë fqinje, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha të hënën se Türkiye pret hapa konkretë.

“Presim që të shkojnë përtej retorikës dhe të ndërmarrin hapa konkretë. Ne jemi seriozë dhe të vendosur në procesin e normalizimit me Armeninë”, shtoi ai.

Ankaraja dhe Jerevani dhjetorin e kaluar emëruan përfaqësues të posaçëm për bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve, me takimin e parë të mbajtur në Moskë më 14 janar.

Türkiye dhe Armenia pas një ndërprerjeje dyvjeçare rifilluan fluturimet komerciale në shkurt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit