6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Blinken, me mision antirus në Afrikë

Më të lexuarat

Vizita e Sekretarit të Shtetit në Kontinentin e Zi pason atë të homologut Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Afrikën e Jugut (JAR) dhe si pjesë e turneut të tij afrikan që synon parandalimin e ndikimit të diplomacisë ruse, ai do të vizitojë gjithashtu Republikën Demokratike të Kongos (DRC) dhe Ruandën.

Turneu i tij pasoi turneun afrikan të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në korrik.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Afrika e Jugut ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj këtij konflikti, duke refuzuar t’i përgjigjet thirrjes së Perëndimit për të dënuar Moskën.

Blinken do të takohet me ministrin e Jashtëm të atyshëm Naledi Pandor të hënën, kur ai do të shpallë strategjinë e re të qeverisë së SHBA për Afrikën, tha Pretoria, raportoi AFP.

Sipas njoftimit për shtyp, ata do të diskutojnë “zhvillimet më të fundit në lidhje me gjeopolitikën botërore”.

“Aleatë të rëndësishëm”

Departamenti i Shtetit tha më parë se qëllimi i Blinken ishte të tregonte se “vendet afrikane kanë një rol kyç gjeostrategjik dhe janë aleatë të rëndësishëm për çështjet urgjente të kohës sonë, nga promovimi i një sistemi ndërkombëtar të hapur dhe të fortë deri te luftimi i ndryshimeve klimatike, pandemive dhe pasigurisë ushqimore”.

Pas Johanesburgut, Blinken udhëton në Republikën Demokratike të Kongos dhe më pas në Ruandë.

Të dy vendet po përjetojnë tensione të reja në marrëdhënie, me Kongon që akuzon fqinjin e saj për mbështetjen e rebelëve “Lëvizja 23 Mars”, të cilën Kigali e mohon.

Përpara pushtimit rus të Ukrainës, SHBA-të e shihnin Kinën si rivalin e saj kryesor për epërsi në Afrikë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit