14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Biznes me ndihmat për të prekurit nga tërmeti/ Fevziu: Një batanije po shitet 5 mijë lekë

Më të lexuarat

Gazetari dhe moderatori i “Opinion” ka shokuar me një deklaratë bombë, dhënë live në emisionin e tij.

Sipas tij, korrespodentët kanë raportuar që po shiten ndihmat që janë dërguar për të prekurit nga tërmeti në Durrës.

Sipas Fevziut, ka filluar keqpërdorimi i tyre e po bëhët biznes me to. Një batanije, sipas tij, po shitet pesë mijë lekë.

“Kam një mesazh. E para, ata që po shpërdorojnë ndihmat dhe që po mundohen të bëjnë biznes përmes ndihmave. Natyrisht se cdokund ka matrapazë, palaço dhe lapanjozë që dëshirojnë të përfitojnë në këto situara. Por, nuk është etike në këto moment, sic thonë korrenspodentat, batanijet që janë dërguar për ndihmë, po shiten nga 5 mijë lekë”, tha Fevziu.

Ndërkaq më herët u raportua se po vidhen ndihmat e dërguara në Durrës.

Probleme tjera janë shfaqur po ashtu me kosovarët që kanë çuar kamionë me ndihma në Durrës e Thumanë, por nuk kanë pasur se ku t’i shkarkojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit