2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Dëshironi fëmijë inteligjent? Kalërimi avancon të mbajturit në mend dhe mësimin…e ka thënë dikur Profeti Muhamed

Më të lexuarat

Shkencëtarët e fakultetit bujqësor të Tokios kanë zbuluar që vibracionet të cilat i prodhojnë kuajt gjatë kalërimit aktivizojnë pjesën e trurit të quajtur sistem simpatik nervor.

Kjo do të thotë që aftësitë kognitive të fëmijës mund të avancohen shumë gjatë kalërimit.

Shkencëtarët supozimin e kanë konstatuar duke u marrë me zgjidhjen e detyrave bihevioriale dhe me testet e thjeshta matematikore para dhe pas kalërimit.

Rezultatet e publikuara në revistën Frontiers in Public Health, kanë treguar që fëmijët pas kalërimit kanë qenë dukshëm më të suksesshëm në zbatimin e detyrave bihevioriale.

Dallimi ka qenë diç më i vogël në matematikë, mirëpo shkencëtarët besojnë që kjo ndodh për shkak që detyrat kanë qenë shumë të thjeshta.

Sipas ekspertëve, ato rezultate do të thonë që kalërimi mund të avancojë aftësitë kognitive të mësimit dhe të zgjidhjes së problemeve.

Profesori Mitsuaki Oha thotë që kuajt në hap prodhojnë akseleracione tredimensionale të cilat stimulojnë sistemin simpatik nervor. 

Profeti Muhamed ka thënë: “U mësoni fëmijëve tuaj notin, gjuajtjen me shigjetë dhe kalërimin!”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit