6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Bisedimet mes Turqisë dhe BE-së kanë filluar të tregojnë efekt”

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka pohuar se bisedimet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian në lidhje me refugjatët kanë treguar rezultate dhe se marrëveshja e arritur do ta zvogëlojë presionin në “Rutën Ballkanike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit në Postdam me ministrin e Punëve të Brendshme të Austrisë, Wolfgang Sobotka, Maiziere u shpreh se: “Bisedimet mes Turqisë dhe BE-së kanë filluar të tregojnë efekt. Po punojmë që marrëveshja e arritur pas bisedimeve të zbatohet dhe të bëhet e vazhdueshme. Me këtë do të zvogëlohet edhe presioni në ‘Rrugën Ballkanike’.”

Maiziere më tej theksoi se me këtë marrëveshje do të parandalohet migrimi i jashtëligjshëm në Gjermani dhe në shtetet e Evropës qendrore, dhe se tani është koha që të punojnë në parandalimin e rrjedhës së refugjatëve nga Libia në Itali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit