17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Bilanci i shpërthimeve në Stamboll: 29 të vrarë, 166 të plagosur (Foto)

Më të lexuarat

Sulmet e mbrëmshme në Stamboll kanë shkaktuar 29 viktima, kurse 166 persona janë plagosur.

“29 persona u vranë, kryesisht policë, kurse 166 u plagosën në dy shpërthime të shtunën në Stamboll”, tha Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylo në një konferencë shtypi të dielën, raporton BBC.

Një shpërthim i madh që u pasua nga një i vogël, ka ndodhur rreth orës 23:00 me orën lokale pas një loje shumë të ndjekur futbolli në “Beshiktash Vodefone Arena”.

Sipas Soylu, ishte një telekomandë që shpërtheu një makinë bombë. Menjëherë pas kësaj, një sulmues vetëvrasës shkaktoi një shpërthim të dytë në Macka Park. Dy vendet e ngjarjes janë më pak se një milje larg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit