15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Bie në bunar një vajzë e mitur në Ferizaj, vdes nga plagët e marra

Më të lexuarat

Një vajzë e mitur (2009) viti i lindjes, ka rënë të dielën në bunar në oborrin e shtëpisë së saj në Ferizaj.

Nga plagët e marra e njëjta ka ndërruar jetë dje në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00 në Ferizaj. Viktima ka rënë në bunarë dhe e kanë nxjerr fqinjët së bashku me familjarët dhe e kanë dërguar në QKUK në Prishtinë. Ndërsa dje rreth orës 16:00 ka ndërruar jetë nga plagët e marra”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion ndërkaq policia është duke u marrë me rastin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit