10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Biden tha se ushtria amerikane do ta mbrojë Tajvanin në rast se sulmohet nga Kina, reagon Pekini

Më të lexuarat

Kina thotë se nuk do të bëjë kompromis në lidhje me mbrojtjen e interesave të saj kombëtare në lidhje me Tajvanin, duke ju kundërpërgjigjur presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se SHBA-të do ta mbronin ishullin fqinjë të Kinës, në rast të ndonjë agresioni mbi ta.

Kinezët vazhdimisht thonë se Tajvani është pjesë e territorit kinez, pavarësisht se të dy vendet kanë qeverisur të ndara prej vitit 1949, transmeton Telegrafi.

Administrata kineze nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake, në mënyrë të arritjes së interesave dhe ambicieve mbi Tajvanin.

Ndërsa në anën tjetër SHBA-të vazhdojnë të mbështesin autonominë e vendit, duke i furnizuar ata vazhdimisht me armë e pajisje ushtarake, dhe vazhdojnë që ta ushtrojnë ushtrinë e Tajvanit.

Nëse kinezët e marrin nën pushtet Tajvanin, disa ekspertë thonë se Kina do të fitonte avantazh të madh në rajonin e Indo-Paqësorit, dhe se do ishte një kërcënim për bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Havai, transmeton Telegrafi.

Biden këto komente i bëri mëngjesin e së hënës gjatë vizitës së tij në Japoni ku u takua me liderët e grupit “QUAD”, grup ky i cili përbëhet nga katër shtete, Amerika, India, Japonia dhe Australia.

Ai tha se Kina po “flirton me rrezikun”, duke i parë politikat e tyre ndaj ishullit vetë qeverisës Tajvanin.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a do ta mbronte SHBA-ja Tajvanin në rast se ishulli do të sulmohej nga Kina, presidenti Biden tha se “ky është një premtim që ne u kemi dhënë atyre”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit