12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Betohu në Allahun ose hesht!

Më të lexuarat

I Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush betohet, le të betohet në Allahun, ose le të hesht. (Buhariu dhe Muslimi)

Shpjegim:

Prej këtij hadithi mësojmë se nuk lejohet betimi në dikë tjetër pos Allahut të Lartësuar për ndonjë çështje. Lidhur me këtë pajtohen të gjithë dijetarët muslimanë, sikur betimi në prindërit, gjyshërit e të ngjashme.

Dijetarët thonë: Urtësia e ndalimit të betimit në dikë tjetër pos Allahut qëndron në faktin se betimi në diçka konsiston në madhërimin e asaj, ndërsa madhërimi në fakt, i takon vetëm Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i pa shok.

Kush dëshiron të betohet në dikë tjetër pos Allahut, atëherë le të hesht, ngase kjo është më e mirë për të.

Sahabët e pejgamberit kur mësuan për ndalimin e kësaj, u larguan nga ky veprim. Ata nuk betoheshin vetëm se në Allahun apo në cilësitë e Tij të Larta.

Umeri radijallahu anhu ka thënë: “Për Allahun, nuk jam betuar më për prindërit e mi, që kur kam dëgjuar Pejgamberin ta ndalojë këtë, qoftë duke e përmendur vetë apo duke cituar të tjerët.” /krenaria.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit