Berā’a El-Xharxhavi e mundi varfërinë nga zemra e çadrave të zhvendosjes
Berā’a Husām el-Xharxhawi, nxënëse dhe hafize e Librit të Allahut, jetoi me familjen e saj në rrethana tepër të vështira brenda një çadre që nuk i mbronte as nga i ftohti e as nga shiu.
I ati nuk arriti të blinte as mjetet më të domosdoshme shkollore për shkak të varfërisë dhe çmimeve të larta.
Kështu, Berā’a i shndërroi kartonët e ndihmave në fletore ku shkruante mësimet e saj. Pavarësisht të ftohtit, ngushticës, luftës dhe mungesës së kushteve më elementare të arsimit, ajo vazhdoi rrugën me këmbëngulje derisa arriti një mesatare prej 97.9% në maturën shtetërore edhe atë në drejtimin shkencor, duke dëshmuar se vullneti është më i fortë se privimi.
