17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Bën vetëvrasje boksieri kosovar

Më të lexuarat

Gazeta “Zëri” mëson se personi që ka bërë vetëvrasje me anë të një litari në Fushë Kosovë është boksieri, Denis Hasani.
Ngjarja ka ndodhur dje gjatë orëve të mbrëmjes, ku viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.
 
Hasani i cili ishte 25 vjeçar kishte kushte të mira financiare. “Denisi ka pasur biznese dhe disa lokale në qytetin e Fushë Kosovës”, thotë një shok i tij, i cili nuk deshi t’i përmendet emri.
 
Nga ana tjetër, vdekja e viktimës është konfirmuar edhe nga ekipi mjekësorë i cili ishte në vendin e ngjarjes.
 
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit