10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

BE: Skena që na tmerruan!

Më të lexuarat

Dënim nga Brukseli për cenimin e një shenjtërie nga Izraeli

Bashkimi Evropian dënoi “përdorimin joproporcional të forcës” nga policia izraelite në kortezhin e varrimit të gazetares së vrarë të Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Brukseli ishte “i tmerruar nga skenat që ndodhën” gjatë funeralit të gazetarit të vrarë.

Ai tha se “BE dënon përdorimin disproporcional të forcës dhe mungesën e respektit” të policisë izraelite ndaj pjesëmarrësve në funeral.

Borrell theksoi gjithashtu se “respekti minimal njerëzor” është lejimi i faljes paqësore “pa ngacmim dhe poshtërim”.

Ai përsëriti thirrjen e BE-së për një hetim të plotë dhe të pavarur mbi vdekjen e gazetares Abu Akleh.

Mijëra palestinezë morën pjesë në funeralin e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, e besimit të krishterë, e cila vdiq të mërkurën pasi u qëllua ndërsa raportonte për një bastisje të forcave izraelite në qytetin e Jeninit, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Policia izraelite përdori bomba shokuese, gaz lotsjellës dhe shkopinj kundër të pranishmëve, duke plagosur dhjetëra njerëz, sipas një deklarate nga Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Ceremonia fetare u mbajt në Katedralen e Ungjillit, ku më pas Abu Akleh u përcoll në varrezat protestante të malit Sion, për t’u prehur pranë prindërve të saj. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit