13.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

BE do të organizojë konferencë për Sirinë

Më të lexuarat

Konferenca do të mbahet më 5 prill në Bruksel, ndërsa në të do të marrin pjesë 70 delegacione që do të përfaqësojnë BE-në dhe shtetet e rajonit, OKB-në, donatorët e mëdhenj dhe organizatat e shoqërisë civile

BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian, Gjermania, Kuvajti, Norvegjia, Katari, Britania dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara në Bruksel do të mbajnë konferencë për mbështetjen e Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Këshilli Evropian, konferenca do të mbahet më 5 prill në Bruksel, ndërsa në të do të marrin pjesë 70 delegacione që do të përfaqësojnë BE-në dhe shtetet e rajonit, OKB-në, donatorët e mëdhenj dhe organizatat e shoqërisë civile.

Në konferencë do të shqyrtohet gjendja në Siri dhe ndikimi i saj në rajon si dhe do të vlerësohet se sa komuniteti ndërkombëtar ka plotësuar zotimet dhe se çfarë përpjekje shtesë duhet bërë për t’i plotësuar nevojat e personave të prekur nga kriza.

Konferenca do të realizohet në organizim të përbashkët nga BE-ja, Gjermania, Kuvajti, Katari, Britania dhe OKB-ja. Në të do të diskutohet lidhur edhe për hapat që duhet të ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar për mbështetjen e një “paqeje të vazhdueshme” në kuadër të takimeve të Gjenevës nën përkujdesjen e OKB-së.

Ndryshe, në Konferencën e Londrës të mbajtur në shkurt të vitit 2016 ishte premtuar donacion prej dhjetë miliardë dollarësh. Ndërkaq, BE-ja përballet me kritika për mosefikasitet në gjetjen e zgjidhjes për krizën në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit