12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Baykar prezentoj dronin e ri me emrin Molla e Kuqe, i pakapshëm nga radarët

Më të lexuarat

Përveç dronëve me reputacion global Bayraktar TB2 dhe UCAV AKINCI – të njohura si Balena Fluturuese, firma Baykar sot prezantoi edhe një ‘produkt’ të ri në linjën e montimit: Aeroplanin luftarak pa pilot MIUS me emrin “KIZILELMA” (Molla e Kuqe) 🍎.

Bayraktar Kızılelma do të jetë një dron (Mjet luftarak pa pilot UAV) me motor te aeroplanit luftarak – jet, dizajn stealth (gjeneratës së pestë – i pakapshëm për radarët) dhe i aftë për misione ajër-ajër. Ajo pritet të fluturon vitin e ardhshëm, 2023, dhe të mbizotëron qiellin.
Pranë KIZILELMA, shfaqen dy Bayraktar TB2 të paketuara, tre Akıncı TİHA në pjesën e pasme dhe duket se vazhdojnë aktivitetet e prodhimit të 18 Bayraktar TB2 njëkohësisht.
Me këto arritje në fushën e droneve luftarak Turqia ngjitet në super ligen botërore me SHBA dhe Kinën. Ndryshe nga ato , dronët Bayraktar së bashku me sistemet elektronike ajrore, janë të dëshmuar në luftëra dhe njihen tashmë si game-changer.
Dronët Bayraktar TB2 janë eksportuar në 20 vende të botës dhe tani pas performances në Ukrainë, pritet që linja për të blerë keto produkte të zgjerohet.

Abdylvehab Ejupi

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit