22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Bashkësia Islame e Kosovës shtroi iftar për komunitetin rom dhe ashkali në komunën e Ferizajt

Më të lexuarat

Prishtinë, më 25 prill 2022

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka shtruar sonte iftar për komunitetin rom dhe ashkali në komunën e Ferizajt.

Në emër të komunitetit, një fjalë rasti e mbajti nënkryetari i Komunës së Ferizajt, z. Danush Ademi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe e falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për iftarin e sotëm, por edhe për gatishmërinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për të qëndruar pranë komunitetit rom dhe ashkali me të gjitha format, përfshirë edhe ndihmat me ushqim dhe me veshmbathje.

Në emër të Myftiut Tërnava, të pranishmit i përshëndeti sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, i cili tha se BIK-u çdoherë do të jetë në përkrahje dhe në mbështetje të këtij komuniteti në të gjitha format e mundshme.

The post Bashkësia Islame e Kosovës shtroi iftar për komunitetin rom dhe ashkali në komunën e Ferizajt appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit