6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Barrikadat pengesë për konstituimin e Kuvendit Komunal në Zubin Potok? – flet ministri i MAPL-së

Më të lexuarat

Të mërkurën Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore ka mbajtur mbledhjen konstituive duke bërë kështu zëvendësimin e ish asamblistëve të Listës serbe në 14 të rinj nga Iniciativa Qytetare, por e njëjta mbledhje ende nuk është mbajtur edhe në Komunën e Zubin Potokut.

Ministri i  Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se edhe në këtë komunë pritet të mbahen këto zëvendësime për të cilat siç tha ai, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar emrat.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi

“Sipas KQZ-së, komunat të cilat janë zëvendësuar me anëtar të rinj të kuvendeve të komunave janë Mitrovica e Veriut (të mërkurën më 14.012.2022) kanë dhënë betimin anëtarët e rinj dhe është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit të Komunës. Ndërsa zëvendës kryesuesi i Kuvendit të komunës për komunitete është i njëjti (Skender Sadiku). Komune tjetër ku KQZ, ka certifiku anëtar të rinj është komuna e Zubin Potokut, e cila ende nuk ka mundur të mbaj mbledhjen konstituive. Kuvendet e komunave (pas dhënies së betimit) do të mund të mbajnë mbledhjet tjera për të themeluar organet tjera si; kryesuesin zëvendës kryesuesin për komunitete dhe komitetet tjera obligative”, ka thënë Krasniqi pa e dhënë një kohë të saktë se kur mund të ndodh kjo”, tha ai.

Por siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj, mbledhja konstituive në Komunën e Zubin Potokut për momentin nuk mund të mbahet për shkak të  barrikadave të cilat janë vendosur në këtë komunë nga bandat kriminale.

KQZ-ja me emrat e kandidatëve për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Zubin Potok

Telegrafi po ashtu e pyeti ministrin e MAPL-së, edhe për dy komunat tjera të veriut të Kosovës, Leposaviq dhe Zveçan se si shpjegohet që dy kuvendet komunale, do të mbesin pa u funksionalizuar deri më 23 prill të vitit 2023, ai tha: “Ky është proces ligjor. Pas zgjedhjeve do të krijohen organe të reja komunale”.

Krasniqi gjithashtu tregoi arsyen se pse këto dy komuna do të shkojnë në zgjedhje.

“Kuvendet Komunale të Leposaviq dhe Zveçan duhet të mbahen zgjedhjet, sipas asaj që është bërë publike nga KQZ-ja nuk ka kandidat të mjaftueshëm për zëvendësim. Për këtë është autorizuar mbajtja e zgjedhjeve edhe për këto KK”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Ndryshe, Lista serbe ka dhënë dorëheqje në fillim të muajit nëntor duke u larguar nga të gjitha pozitat institucionale në veri të Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit