Bajrami i një vogëlushi në Palestinë

Më të lexuarat

BAJRAMI I NJË VOGËLUSHI NË PALESTINË

Bajram! Ç’solle për mua sot Bajram?
Një qefin të vogël për trupin tënd
Një qefin të bardhë si shpirti yt
Të prehesh i qetë në tokën tënde të lashtë

Bajram! Përse kaq mizore kjo botë e vrazhdë?
A nuk erdhëm në këtë botë për të jetuar,
si gjithë fëmijët e tjerë për të festuar
kur ti të vish?

Bajram! Më mirë po shkoj për të takuar
tim atë diku aty nën rrënoja,
mëmën time shehide nën dhè.
Lamtumirë!
Ishte kjo hera e fundit që u takuam bashkë Bajram!

Për të gjithë fëmijët e Palestinës të cilët bota i ka braktisur, klithmat e të cilëve janë më të mekura se buçima e predhave, se zhurma e bombarduesve, se zëri i mediave hipokrite, se çjerrjet e thirrësve për paqe dhe tolerancë me ata që në fjalorin e tyre nuk i kanë këto dy fjalë, për të gjithë këta fëmijë themi: Ju jeni në lutjet tona! Ju jeni në zemrat tona! Na falni që nuk mund të bëjmë dot më tepër! Na falni dhe nuk e di sa dobi bën “na falni”

Hoxhë Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit