13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Babë e bir arrestohen për drogë

Më të lexuarat

Babë e bir u arrestuan sot nga efektivët e policisë në Burrel, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndës narkotike.

Në pranga kanë përfunduar Lavdi Zhgjoti, 57 vjeç dhe Ergys Zhgjoti, 22 vjeç, banues në fshatin Lis të Matit. 22 vjeçari u vu në pranga në lulishten para shtëpisë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një dozë lëndë narkotike.

Më pas operacioni ka vijuar me kontrollin në banesë, ku u gjetën armë dhe municione të cilat i posedonin babë e bir, pa leje përkatëse, përcjell shekulli.

Armët dhe municionet janë: një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, model 63, automatik kalibri 7.62 mm, një armë gjahu çifte, 49 fishekë dhe dy karikatorë me fishekë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit