18.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Azerbajxhani dëbon dy diplomatë francezë

Më të lexuarat

Parisi irriton Bakunë më mbështetjen për Armeninë

Azerbajxhani njoftoi dëbimin e dy diplomatëve francezë për aktivitete “të papajtueshme me statusin e tyre”, në një kontekst tensioni mes dy vendeve për çështjen e mbështetjes së Parisit për Armeninë.

Ambasadorja e Francës, Anne Boillon, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit për t’i drejtuar asaj “një protestë të fortë për veprimet e dy punonjësve të ambasadës së Francës që janë të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”, siç u tha nga diplomacia e Azerbajxhanit në një komunikatë për media, pa hyrë në detaje.

Dy diplomatët duhet të largohen nga Azerbajxhani brenda 48 orëve, sipas të njëjtit burim.

Në muajt e fundit, Azerbajxhani ka akuzuar Francën për “destabilizimin” e Kaukazit duke ofruar ndihmë Armenisë, një rival i Bakut, të cilin e ka mbështetur historikisht.

Në nëntor, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev akuzoi Parisin se po favorizonte “luftërat e reja” duke armatosur Jerevanin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit