12.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Aylan bëhet temë e një dokumentari

Më të lexuarat

GAZIANTEP (AA) – Bebja Aylan e cila me trupin e saj të vogël doli në brigjet e Detit Egje u bë simboli i refugjatëve sirianë dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Ndërkohë pjesë nga jeta e saj e shkurtër janë kthyer në një dokumentar i cili përgatitet për tu takuar me shikuesin në kuadër të një cikli dokumentarësh të titulluar ‘Muhaxhirët’, raporton Anadolu Agency (AA).

Aylan Kurdi e cila me trupin e saj të pajetë është bërë zëri i miliona njerëzve sirianë që ranë rrugëve të emigrimit për shkak të luftës civile në Siri, luftë kjo që është bërë shkas për vdekjen e qindra mijëra njerëzve.

Një grup të pasionuar ndaj kinemasë kanë përgatitur këtë dokumentar të montuar nga pjesë të jetës së saj, foto dhe video, si dhe tregimi me të pathënat ndaj jetës së bebes me jetë të shkurtër.

Fatih Eminoğlu, në një deklaratë për AA, tregoi për ciklin e dokumentarësh të cilët i kanë titulluar ‘muhaxhirët’.

Në saj të këtyre dokumentarëve do të mësojmë historitë e refugjatëve që kanë ardhur nga vende të ndryshme drejt Turqisë, ka thënë Eminoğlu. Krahas rrugëtimit të tyre, temë e këtij dokumentari do të jetë edhe jeta e refugjatëve në Turqi.

Dokumentari do të takohet me shikuesit përmes ekraneve TRT Avaz, TRT Kurdi dhe TRT El-Arabia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit