Miq, një lajm i mirë me burim avokatët (e njohur ligjërisht nga Izraeli) të NGO ADALAH:
Policia kufitare izraelite sapo mbaroi procedurat (letrat, dokumentet) e dëbimit të shtetasit shqiptar Baki Goxhaj. Punë orësh, Baki Goxhaj dhe dhjetëra pengje të tjera do të shoqërohen nga Policia izraelite jashtë territorit të Shtetit të Izraelit. Dëbimi do të kryhet me rrugë ajrore, me shumë gjasa drejt Turqisë. Shpenzimet e dëbimit të tyre do të mbulohen nga buxheti i policisë izraelite…
Baki, mirë se të vish në Shqipëri!!!
P.S.
Miq, sapo u informova nga terreni (në Izrael) se konvoji i policisë izraelite të burgjeve, me automjetet ku ndodhen pengjet duarlidhur, mbërriti brenda rrethimit të Aeroportit Ramon. Ndër pengjet, që po zbresin nga automjetet e policisë, është identifikuar motra e Presidentes së sapo zgjedhur të Éire-së (Republikës së Irlandës)!!
/Gjergj Thanasi/
