18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Autoritetet turke reagojnë pas vendimit tendencioz të Holandës

Më të lexuarat

Autoritet turke reagojnë pas vendimit skandaloz të Holandës për anulimin e lejes së uljes së avionit me të cilin do të fluturonte Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Autoritet turke reagojnë pas vendimit skandaloz të Holandës për anulimin e lejes së uljes së avionit me të cilin do të fluturonte Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush tha se kjo nuk mund të pranohet dhe shtoi: “Ky është një zbatim jashtëzakonisht i gabuar që bie ndesh me mendjen, logjikën, miqësinë, demokracinë, njerëzimin e të drejtat e njeriut. Turqia i jep çdo lloj përgjigje të duhur atyre që kanë bërë këtë zbatim”.

Edhe Ministri turk i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori Ëmer Çelik (Ömer Çelik) u shpreh se vendimi i Holandës nuk i ka hije miqësisë dhe kjo është kjo është një njollë e zezë për demokracinë e Holandës.

“Prapa këtyre justifikimeve qëndron qëndrimi racist, fashist dhe qëndrimi që bie ndesh me të drejtat demokratike dhe njerëzore”.

Një reagim në lidhje me këtë çështje ka ardhur edhe nga Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu).

Ai tha se vendimin e Holandës nuk e sheh të drejtë dhe shtoi: “Ata që mbrojnë demokracinë nuk mund të bëjnë diçka të tillë. Edhe do thuash se je demokrat edhe do të anulosh fluturimin e ministrit të Republikës së Turqisë. Kurrë nuk mund ta shohim të drejtë, është shumë gabim”.

Më parë edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me vendimin e qeverisë së Holandës për të anuluar lejen për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha: “Holanda të hidhet përpjetë sa të dojë por ta dijë mirë se bashkëkombësit tanë atje do ta prishin lojën e tyre në 16 prill (data që do të zhvillohet referendumi i ndryshimit kushtetues)”.

Presidenti Erdoan në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimit kolektiv në lagjen Baxhëllar (Bağcılar) të Stambollit, tha: “Bëni presion sa të doni, strehoni dhe ushqeni terroristët në vendin tuaj. Kjo do t’ju kthehet kundër jush dhe padyshim që pas 16 prillit edhe ne do të fillojmë zbatimet tona. Pas kësaj do të shihni si do të vijnë avionët tuaj në Turqi? Sigurisht që bëj fjalë për diplomacinë jo për fluturimet dhe udhëtimet e qytetarëve. Këta nuk njohin as politikë dhe as diplomaci ndërkombëtare. Ka frikë kanë këta, kaq frikacakë janë. Këta janë mbetje e nazizmit, këta janë fashistë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit