23 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Autokolonat humanitare nga Turqia nisen për në Halep të Sirisë

Më të lexuarat

Autokolonat me ndihma humanitare të organizatës turke IHH për banorët e Halepit janë nisur dje nga Stambolli në drejtim të vendkalimit kufitar Cilvegozu në provincën Hatay, nga ku do të hyjë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fazën e parë që ka filluar dje, ndihmat humanitare të tubuara anembanë Turqisë do të mbërrijnë në Halep përmes 350 kamionëve.

Autokolona pritet të mbërrijë në Hatay të premten më 16 dhjetor dhe një ditë më vonë do të niset drejt kufirit ku do të duhet të futet në teritorin e Sirisë.

Pjesëtarë të organizatës IHH dhe organizatave tjera humanitare ishin tubuar për të përcjellë kolegët e tyre drejt Sirisë. Sloganet ”Muslimanë mos flini, kujdesuni për vëllezërit tuaj’’, ”Halepi po vdes, bota hesht”,”Duhet heshtur kur flenë fëmijët”, ishin vetëm disa nga shumë sloganet të cilat i brohorisnin ata.

“Në fazën e parë të ndihmës humanitare, nëpërmjet 350 kamionëve do të dërgohet ndihmë në Halep, ndërsa në po përpiqemi të rrisim këtë numër në 1.000 kamionë”, tha Yildriim.

Ndërkohë, 22 kamionë të Kombeve të Bashkuara të ngarkuara me ndihma humanitare kanë kaluar në anën e Sirisë përmes vendalimit kufitar Cilvegozu.

Brenda kamionëve që për destinacion kanë Idlibin ka ushqim dhe medikamente. /AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit