7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Assad i detyron imamët e xhamive të luten për të

Më të lexuarat

Imamët në xhamitë e Gutas në Siri janë detyruar nga regjimi që të luten për kreun e regjimit, Bashar Al-Assad, në lutjet e së premtes.

Lajmin e bëjnë të ditur burimet e agjenicsë turke të lajmeve Anadolu.

“Kërkesa” është bërë nga Ministria e Çështjeve fetare të regjimit sirian, i cili shtoi se duhet të bëhen lutjet në çdo sistem altoparlant të xhamisë.

Ministria u dërgoi një shënim imamëve duke kërkuar që t’i luteshin Zotit për Assadin që të ndihmohej të siguronte të mirën për popullin dhe vendin.

Imamëve iu tha gjithashtu të ndiqnin udhëzimet ministrore në temën e predikimeve të mbajtura në xhamitë e tyre.

Muajin e kaluar, forcat e regjimit sirian, mbështetur nga forcat ajrore ruse, morën kontrollin Gutas pas pesë vjet bllokade.

Lloje të ndryshme të armëve, duke përfshirë armë kimike, janë përdorur gjatë operacionit që i dha fund kontrollit të grupeve të clirimtare siriane. Operacioni çoi në vdekjen e dhjetëra mijëra civilëve. Gjatë bllokadës pesëvjeçare, dhjetëra mijëra të tjerë u vranë në bombardimet e vazhdueshme të zonës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit