9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet në takim urgjent

Më të lexuarat

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur të hënën vetëm takimin e 11-të urgjent prej kur është themeluar.

I pari është mbajtur më 1956.

Natyra e rrallë e këtyre takimeve thekson shqetësimin e madh që ekziston për luftën në Ukrainë.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid, ka nisur takimin duke thënë se Asambleja përfaqëson ndërgjegjen kolektive të njerëzimit dhe forca e tij është e rrënjosur në autoritetin e tij moral.

Të gjitha 193 kombet kanë të drejtë për t’u deklaruar në këtë Asamble, për dallim nga Këshilli i Sigurimit, i cili ka pesë vende anëtare që marrin vendime dhe 10 vende anëtare me mandate dyvjeçare.

Shahid u ka bërë thirrje të gjitha kombeve që të demonstrojnë kurajë morale dhe të shfrytëzojnë debatin “jo për të rritur retorikën e luftës, por për t’i dhënë paqes edhe një mundësi”.

Diplomatët pritet të votojnë për një rezolutë – e cila ende është duke u negociuar – të mërkurën.

Ukrainasit kthehen në atdhe për të luftuar.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit