Arrestohen ushtarë dhe civilë në Izrael, të akuzuar për shfrytëzim të informacioneve ushtarake sekrete për baste mbi objektivat e bombardimeve

Më të lexuarat

Akuzat lidhen me:

📌 Vendosjen e basteve mbi operacione ushtarake të ardhshme përmes platformës Polymarket, duke u mbështetur në informacione të fshehta.

❌ Disa nga bastet kishin të bënin me kohën e sulmeve ushtarake (si për shembull një operacion kundër Iranit në qershor 2025).

Kjo sipas agjencisë Reuters.

Kjo vjen në një kohë kur po rriten shqetësimet në nivel global për përdorimin e informacioneve të brendshme në platformat e basteve dhe tregtimit, si “Polymarket”.

Në janar të kaluar, një përdorues anonim në platformën “Polymarket” kishte vënë bast për rrëzimin e presidentit venezuelian Nikolas Maduro dhe kishte fituar rreth 400 mijë dollarë.

Ky rast ngriti pikëpyetje serioze nëse ndonjë zyrtar qeveritar kishte shfrytëzuar informacione sekrete për përfitime personale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit