14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Arabia Saudite heq plotësisht kufizimet anti-COVID për udhëtarët nga jashtë

Më të lexuarat

Ministria saudite e Shëndetësisë tha se janë shfuqizuar të gjitha kufizimet, përfshirë karantinën dhe detyrimin për paraqitjen e kartës së vaksinimit dhe testit PCR, që zbatoheshin për udhëtarët që vinin jashtë

Arabia Saudite njoftoi se janë hequr të gjitha kufizimet e zbatuara kundër koronavirusit (COVID-19) për personat që vijnë nga jashtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite shpalli vendimet e reja në lidhje me kufizimet kundër COVID-19 në llogarinë e saj në Twitter.

Në deklaratë theksohet se janë shfuqizuar të gjitha kufizimet, përfshirë karantinën dhe detyrimin për paraqitjen e kartës së vaksinimit dhe testit PCR, që zbatoheshin për udhëtarët që vinin nga jashtë.

Siç thuhet, vendimi është marrë duke marrë parasysh vaksinimin e 99 për qind të popullsisë së synuar në programin kombëtar të vaksinimit në luftën kundër COVID-19 dhe uljen e numrit të rasteve nën katër për qind.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit